Lanka donte te kishte gjithcka per vehte. Librat, peshkun, macen, qenin , lodrat, mamin, babin, kepucet, anijen e pirateve, makinen e kuqe ..- Ah, mos kam harruar gje? Hmm jo ! Edhe po e pata harruar do te kujtohet Lanka edhe do ulerasi fort, qe te tregoje se gjithcka eshte e tij, biles edhe i tere universi!
Sot eshte dite e djele edhe si cdo te djele ne takohemi me femijet e teze Lulit. E keshtu mblidhemi te gjithe edhe luajme tok.
Nga njera ane, prinderit flasin e qeshin, ndersa nga ana tjeter, ne femijet luajme edhe kenaqemi… Ne fakt jo… ne po mundohemi te luajme, pasi ne te vertete neve po grindemi.
Pse ? Sepse Lanka do te na i marri te gjitha lodrat per vehte. Uffff kjo pune nuk shkon me keshtu.
Neve te merzitur edhe te inatosur ia terheqim lodrat nga dora Lankes, qe i shtrengon fort edhe me t’ja shkeputur nga dora Lanka uleret sa bindet i tere universi! Po po i tere universi.
E meqenese Lanka eshte me i vogli, por me i vogli fare, pothuajse tre vjec, aty menjehere mblidhen prinderit, qe mundohen te kuptojne sec po ndodh?
Disa perkrahin femijet e tyre, e disa u dalin kunder… Gjithsesili sipas menyres se vet mundohet te jape zgjidhje e te qetesoje gjendjen.
Aty erdhen edhe qeni edhe macja, per te degjuar se c’behej, biles edhe peshku kish ngelur i mahnitur e gojehapur nga diskutimet e te rriturve dhe ankesat e femijeve.
Nderkohe qe te gjithe flisnin me njeri tjetrin, qe te sqaroheshin, papritmas zeri i Lankes nuk u degjua me.
Te gjithe njeheresh kthyen koken, biles edhe qeni edhe macja, dhe pane motren e vogel te Lankes qe i kerkonte lodrat dhe Lanka pa hezituar fare dhe plot buzeqeshje ia jepte. Po si keshtu? C’ishte kjo magji qe beri Lanken papritmas, te ndante lodrat e tij pa uleritur edhe pa kundershtuar?
Motra e tij e vogel kishte gjetur sekretin e fjaleve magjike! Ajo ia kerkonte lodrat Lankes me buzeqeshje edhe duke i thene:
Te lutem,… te lutem Lanka a mund te luaj edhe une me ty?
Te lutem Lanka a mund te ma japesh anijen tende?
Te lutem mund te ma japesh makinen tende ?
E keshtu, Lanka i jepte, edhe luante i qete me motren, pa patur frike se ajo do te ikte tutje me lodrat e tij.
Kur Lanka ia jepte motres lodrat, ajo i pergjigjej me ze te qarte e plot entuziazem:
Bravo Lanka, faleminderit!
Lanka buzeqeshte edhe fillonte nga e para te luante.
Te gjithe femijet u afruan drejt tij dhe filluan ta pyesnin Lanken:
Te lutem Lanka mund te ma japesh makinen? Edhe Lanka e ndau makinen e tij dhe lodrat e tjera me femijet e keshtu filloi te luante pa u grindur me.
Oh, po ja… ky ishte pra sekreti! Kaq e thjeshte??? Sekreti i fjaleve magjike:
Te lutem, e faleminderit!
Pra kur i perdor keto fjale te ofrohet si me magji cfare deshiron!
Tashme une i perdor kudo keto fjale magjike, e kudo qe shkoj, si me magji me ofrojne ate cfare une deshiroj. Tani mos e mbaj me per vehte kete sekret, por Te Lutem ndaji keto fjale magjike me shoket e miqte e tu!
Te falemnderit !
Autorja : R. Zajmi




Leave a comment